Produktet e cilësisë së lartë përmbajnë të gjithë elementët e dobishëm për tokën:
- Makroelementët thelbësorë (azoti, fosfori dhe kaliumi) )
- Mesoelementët (kalcium dhe magnez), nxitës të rritjes dhe cilësisë
- Mikroelementët të aftë për të parandaluar dhe trajtuar mangësitë që rrjedhin nga kushte të veçanta të kulturës dhe tokës.
PLEHËRUESIT YARA
Ushqimi për kulturat tuaja
01
Si t’i përdorni?
Plehëruesit mund të përdoren në mënyra të ndryshme: të shpërndarë në tokë me anë të pleh-përhapësit, të tretur në ujin e ujitjes ose me rrugë gjethore duke spërkatur kurorën vegjetative.02
Përse t’i përdorni?
Ashtu si njeriu që ka nevojë për minerale dhe lëndë ushqyese thelbësore për rritje të fortë dhe të shëndetshme, po ashtu kanë nevojë edhe kulturat bujqësore në botë. Për këtë arsye, plehëruesit përdoren për të plotësuar rezervat ushqyese të tokës me lëndë minerale që mund të absorbohen me shpejtësi dhe të përdoren nga të mbjellat.Plehëruesit YARA
Çdo plehërues Yara është formuluar për të ofruar një zgjidhje specifike ushqyese për çdo nevojë të veçantë, duke pasur parasysh se tokat, klima dhe kulturat janë shumë të ndrysh ndryshme brenda gamës sonë.
Synimi ynë është të identifikojmë nevojat e sakta ushqyese të kulturave dhe t’i kënaqim ato në një mënyrë efektive dhe të qëndrueshme nga pikëpamja mjedisore. Yara, përveç njohjes së thellë të tregut dhe të ushqyerjes së bimëve, ofron një katalog produktesh të gjerë dhe të plotë.
Previous
Next
Ruajtja, ambalazhimi dhe shpërndarja e plehëruesve YARA
Ne merremi veçanërisht me ruajtjen, ambalazhimin dhe shpërndarjen e plehëruesve YARA.
Duke patur dy fabrika në dispozicion për paketimin e plehrave, ne jemi në gjendje të prodhojmë 5000 kuintalë plehra në ditë nga secila prej tyre të vendosur në platforma të veçanta.
Ne ju drejtohemi fermerëve që ushtrojnë një profesion i cili bëhet çdo ditë më i ndërlikuar, ndërkohë që marzhet e fitimit po zvogëlohen.

Disa zgjidhje për bujqësinë e qëndrueshme janë rendimentet e larta, cilësia e lartë, mbrojtja e mjedisit.
Ky kuadrim është i mundur vetëm me një vëmendje të lartë ndaj më të mirëve të disponueshëm në treg për mjetet teknike dhe plehrat.
Sidoqoftë, aspirata jonë është që fermerët t’i konsiderojmë jo vetëm si blerës të vëmendshëm të produkteve më të vlefshme teknikisht, por si bartës të propozimeve që përvoja e tyre e fushës së pari të ketë kuptim dhe më pas t’i transmetojë industrisë për t’i realizuar.