YARA Air1 AdBlue

Një zgjidhje Made in Italy
Një produkt i pastër, jo toksik dhe i sigurt për t’u përdorur.

Air1 AdBlue

Lënda e parë e punës sonë është natyra dhe prandaj duhet ta trajtojmë atë gjithmonë me respekt. Ad Blue Air 1 është zgjidhja Made in Italy e përdorur për të reduktuar emetimet e oksidit të azotit nga gazrat e shkarkimit të automjeteve me motorë me naftë.

Produkti është i pastër dhe jo toksik dhe në rast se bie në kontakt me duart tuaja mund të shpëlahet thjesht me ujë. Edhe transporti i tij nuk ka probleme të veçanta pasi përfshihet në kategoritë e rrezikut minimal.

Si funksionon AD Blue Air 1?

Solucioni përdor teknologjinë SCR (Reduktim selektiv katalitik), e vetmja që lejon uljen e emetimeve të gazrave të shkarkimit, gjë e detyrueshme me ligj. AD Blue Air 1 nebulizohet në gazrat e nxehtë të shkarkimit të cilët shpërbëhen në ujë, ure dhe më pas në amoniak. Është pikërisht ky i fundit që shndërron oksidet e azotit në avull uji dhe azot, dy komponentë tashmë të pranishëm në atmosferë dhe të padëmshëm.

Dëshironi të reduktoni emetimet e automjeteve tuaja?

Kërkoni më shumë informacion mbi AD Blue Air 1!